Lajme
Reagon BE dhe SHBA për situatën në Rusi
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka thënë se ka diskutuar me ministrat e jashtëm të G7-ës dhe ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian mbi situatën në Rusi.
“Shtetet e Bashkuara do të koordinohen ngushtë me aleatët dhe partnerët në ndjekje të situatës”, shkroi zoti Blinken në Twitter, përcjell albinfo.ch.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mathew Miller, bëri të ditur se Blinken ka përsëritur se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën nuk do të ndryshojë.
BBC bëri të ditur se është mbledhur komiteti i emergjencës së qeverisë britanike për të diskutuar mbi situatën në Rusi, shkruan Zëri i Amerikës.
Të shtunën Kryeministrin britanik, Rishi Sunak, tha se do të bisedonte me të gjithë aleatët, derisa u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira në konflikt në Rusi që të shmangin lëndimin e popullsisë civile, përcjell albinfo.ch.
Edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë ka bërë të ditur se ministrja Annalena Baerbock diskutoi mbi situatën me homologët e G7-ës dhe se është thirrur një takim i ekipit për menaxhimin e krizave në qeverinë e Gjermanisë.
Ndërkohë, Kremlini njoftoi se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, bisedoi me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. “Presidenti Erdogan mbështeti veprimet e qeverisë së Rusisë ndaj rebelimit të grupit mercenar të armatosur Wagner”, thuhet në njoftimin e Kremlinit, shkruan Zëri i Amerikës.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












