Futboll

Reagimi nga Federata Zvicerane për vendimin e Avdullahut

"Ne i duam në përfaqësuese vetëm ata lojtarë që identifikohen 100 për qind me vendin dhe kombin tonë", ka thënë Pierluigi Tami, drejtor i ekipit nacional zviceran

Vendimi i Leon Avdullahut të përfaqësojë Kosovën para Zvicrës ka bërë bujë në dy vendet.

Ai vendosi për Kosovën para Zvicrës, ndërsa është i pari lojtar që kishte mundësinë e paraqitjes për helvetikët e që vendosi për “Dardanët”.

Në mars Avdullahu ishte kapiten i Zvicrës U21, transmeton albinfo.ch.

Në federatën zvicerane janë të dëshpëruar me vendimin e futbollistit të Hoffenheimit.

“Ne i duam në përfaqësuese vetëm ata lojtarë që identifikohen 100 për qind me vendin dhe kombin tonë”, ka thënë Pierluigi Tami, drejtor i ekipit nacional zviceran.