Bota
Reagimet pas përfshirjes nga flakët të katedrales Notre-Dame
Krerë të lartë të institucioneve ndërkombëtare dhe kosovare kanë reaguar pas përfshirjes nga flakët të katedrales Notre Dame të Parisit.
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bashkëndjerë me miqtë francez.
“Këto imazhe të tmerrshme të Notrë Dam në zjarr të trishtojnë. Notrë Dam është një simbol i Francës dhe kulturës tonë europiane. Ne jemi në mendime me miqtë francezë”, ka shkruar në “Twitter” zëdhënësi i kancelares Angela Merkel, Steffen Seibert.
Presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtut të tmerrshme ngjarjen në Paris.
“Është shumë e tmerrshme të shohësh këtë zjarr gjigant në Notrë Dam në Paris. Ndoshta duhet të përdoren aeroplanë me ujë për ta fikur. Duhet vepruar sa më shpejt”, shkruan në “Twitter” Trump.
Presdenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar për zjarrin.
“Fatkeqësi e madhe përfshirja në zjarr e katedrales historike Notre Dame në Paris. Një fatkeqësi kulturore me përmasa jo vetëm evropiane, por edhe botërore. Shpresoj që zjarri të shuhet dhe dëmi të riparohet sa më shpejt!”, ka shkruar Thaçi.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











