Bota
Reagime të përziera të indianëve rreth vizitës së Trudeau
Mediat sociale u mbushën me shkrime, në të cilat kritikohej kryeministri kanadez, i cili u pa i veshur me rroba më të ndritshme sesa ato të vetë yjeve të filmit indian që po i takonte
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, kishte vendosur të vishej me kostume indiane gjatë vizitës tetëditore në Indi, por kjo ka shkaktuar reagime të përziera.
Disa e kanë përshëndetur përkushtimin e tij për kulturën vendëse, ndërsa të tjerët e kritikuan përqendrimin e tij në modë, duke thënë se ai u shfaq më indian se vetë indianët.
“Mendoj se rrobat e tij ishin më indiane sesa ato që indianët veshin dhe mendoj se e gjithë familja e ka tejkaluar atë. Nëse me të vërtetë ka ndjenja për Indinë si vend, mendoj se ai duhet të ndërmarrë disa veprime të rrepta kundër terroristëve ose separatistëve që i kemi në Kanada”, ka thënë mësimdhënësja Ashima Sing.
Mediat sociale u mbushën me shkrime, në të cilat kritikohej kryeministri kanadez, i cili u pa i veshur me rroba më të ndritshme sesa ato të vetë yjeve të filmit indian që po i takonte.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025








