Lajme
Rasti Haradinaj, dy dëshmitarë kryesorë refuzojnë të dëshmojnë
Dy dëshmitarët kryesorë në rastin Haradinaj, Shefqet Kabashi dhe Dëshmitari 80 sërish do të refuzojnë të dëshmojnë në Tribunalin e Hagës. Këtë e bën të ditur mbrojtja e Haradinajt, në dokumentin përmbledhës të para seancave gjyqësore.
Në pjesën hyrëse të dokumentit, thuhet se prokuroria ka kërkuar që të thirren dy dëshmitarë të cilët kanë qenë të ftuar të dëshmojnë edhe më parë, Shefqet Kabashi dhe Dëshmitari 80. Mirëpo, që të dy këta refuzuan që të dëshmojnë në gjykim, ndërkohë që kanë deklaruar se do të refuzojnë edhe në rigjykim.
Një gjë të tillë e konfirmon edhe koordinatori i mbrojtës së Haradinajt, Michael O’Reilly.
“Dëshmitari i mbrojtur 80 është kontradiktor në shumë çështje, madje edhe në çështjet kryesore. Dëshmia e tij ka shenja të dallueshme trillimi. Për më tepër Dëshmitari 81, i cili sipas prokurorisë plotëson atë çfarë ka deklaruar dëshmitari 80, por e gjithë kjo ka efekt të kundërt. Dëshmia e tij dallon në aspektin faktik nga versioni që ka deponuar dëshmitari i ri i mbrojtur i quajtur 81, dhe kështu provat që ata përmendin bien në kundërshti me njëra tjetrën”, ka deklaruar O’Reilly.
Avokati O’Reilly ka thënë për Radio Dukagjinin se i mbetët dhomës së apelit të vendosë se cilët dëshmitar janë të pranueshëm e cilët jo, madje sipas tij kjo edhe mund ta zgjasë procesin ndaj Haradinajt në përgjithësi. Rigjykimi i Haradinajt do të nisë me 17 gusht.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













