Bota
Rastet e koronavirusit bien, ekspertët nuk pajtohen
Ekspertët, ende të alarmuar.
Tregjet globale shënuan rritje pas këtij informacioni, por ekspertë të tjerë ndërkombëtarë janë të alarmuar për përhapjen e virusit, i cili ka vrarë më shumë se 1.100 njerëz.
Këshilltari kryesor mjekësor i Kinës, Zhong Nanshan, tha se numri i rasteve të reja po bie në disa provinca.
“Shpresoj se ky shpërthim i virusit mund të përfundojë diku në muajin prill”, tha Zhong.
I pyetur në lidhje me parashikimin e Zhong, drejtori kryesor mjekësor i Australisë, Brendan Murphy, tha se “është shumë e parakohshme të thuhet kjo”.
Numri i të infektuarve në Kinë ka arritur në 44,653, thanë zyrtarët shëndetësorë, përfshirë 2,015 raste të reja të konfirmuara të martën.
Ky është numri më i ulët ditor i rasteve të reja që nga 30 janari.
Ndërsa zyrtarët kinezë thanë se situata ishte nën kontroll, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se epidemia paraqet një kërcënim global potencialisht më të keq se terrorizmi.
Rasti më kritik jashtë Kinës është në një anije lundrimi, e cila është vënë në karantinë në portin e Japonisë, Yokohama, me rreth 3.700 njerëz në bord.
Zyrtarët japonezë thanë se 39 persona të tjerë kanë dalë pozitivë në testin e virusit, duke e çuar numrin e të infektuarve në anije në 175.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









