Futboll
Rashica vazhdon të marrë oferta nga klube të njohura
Klubi i njohur italian insiston për Rashicën
Napoli po përballet me konkurrencë të fortë, pasi yllin kosovar e duan klubet e mëdha evropiane, por napolitanët nuk dorëzohen assesi për futbollistin vushtrrias.
Klubet evropiane vazhdojnë ta ndjekin me kujdes situatën e Milot Rashicës.
Njëri prej klubeve të njohura që e do yllin kosovar është edhe Napoli.
Mediat italiane shkruajnë se klubi napolitan e ka në shënjestër futbollistin e Werder Bremenit.
“Radio Marte” raporton se 23-vjeçari mund ta vazhdojë karrierën në Itali dhe e ardhmja e tij mund të jetë e lidhur me stadiumin “San Paolo”.
Gjithashtu, përfaqësuesin kosovar e pëlqen edhe Lazio në Itali.
Në Angli ish-futbollistin e Vushtrrisë e duan Liverpooli, Aston Villa e Wolverhamptoni.
Kurse, në Gjermani atë e pëlqejnë Leipzigu dhe Borussia Dortmundi.
Rashica ka kontratë me Werderin deri në vitin 2022.
Klauzola e shkëputjes së kontratës së tij është 38 milionë euro.
Por, nëse Bremeni bie nga liga, kjo shumë do të bie dukshëm.
Aktualisht, futbollisti ofanziv është i lënduar, por Werderi shpreson që ta ketë atë në dispozicion në ndeshjen e fundjavës me Paderbornin.
Rashica i ka realizuar 10 gola këtë sezon deri tash, por fatkeqësisht nuk e ka gjetur golin në Bundesligë në vitin 2020.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











