Futboll
Rashica, titullar në ndeshjen e fundit në Bundesligë këtë vit
Sulmuesi kosovar i Werder Bremenit, Milot Rashica, do të jetë titullar për herë të fundit në një ndeshje të Bundesligës për këtë vit kalendarik 2019. Ai shpreson të jetë golashënues dhe ta mbyllë vitin me fitore.
FC Koln do ta presë Werder Bremenin sot në orën 15:30 për ndeshjen e vlefshme për xhiron e fundit të Bundesligës për këtë vit kalendarik 2019, pasi që ekipet do të duhet të presin deri në gjysmën e dytë të janarit për t’i zhvilluar ndeshjet e radhës në ligën gjermane, shkaku i pushimit dimëror.
Për këtë arsye, Rashica do të synojë ta mbyllë këtë vit mbresëlënës me një paraqitje të mirë dhe t’ia sigurojë fitoren skuadrës së tij për ta ngritur në tabelën e Bundesligës.
Formacionet zyrtare të të dyja skuadrave:
Deri më tani këtë sezon, Rashica i ka shënuar nëntë gola dhe ka kontribuar me tre asiste në 14 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat për Bremenin (12 ndeshje në Bundesligë dhe dy në Kupën e Gjermanisë).
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












