Futboll
Rashica, në prag të largimit nga klubi gjerman
Deri më tani interesimi më i madh ka ardhur nga Aston Villa, të cilët po e monitorojnë me kujdes situatën e lojtarit
Anësori i Werder Bremen, Milot Rashica, është shumë pranë largimit nga klubi gjerman.
Sipas raportimit të “BILD”, shqiptari që luan për përfaqësuesen e Kosovës do të vendoset në merkato gjatë verës dhe Werder do të mirëpresë çdo ofertë që do të vijë në drejtim të tij.
Kujtojmë që kontrata e 24-vjeçarit përfundon në vitin 2022 dhe drejtuesit e klubit nuk kërkojnë të rrezikojnë për ta humbur sulmuesin me parametra zero.
Ata duan të përfitojnë sa më shumë para nga shitja e tij, pasi kartoni i Rashicës vlerësohet diku te 12 milionë euro.
Deri më tani interesimi më i madh ka ardhur nga Aston Villa, të cilët po e monitorojnë me kujdes situatën e lojtarit.
Gjithsesi, më shumë pritet të mësojmë gjatë verës, kur do të vijë dhe oferta zyrtare e klubit anglez.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














