Sport

Rashica, i lumtur me debutimin

"Ishte një atmosferë e zhurmshme. Kam dhënë gjithçka dhe po shikojë para në javët e ardhshme që të kem sa më shumë minuta në Bundesligë. E di që mund të luaj më mirë, por jam i lumtur me fitoren”, është shprehur Rashica

Futbollisti shqiptar nga Vushtrria, Milot Rashica, debutoi të shtunën për Werder Bremen, duke nisur ndeshjen nga fillimi ndaj Schalkes, shkruan albinfo.ch.

Ai u zëvendësua në pjesën e dytë, derisa skuadra e tij arriti përmbysje të çmendur ndaj Schalkes në udhëtim me rezultat 1:2.

“Jam i lumtur me debutimin, por edhe më i lumtur për fitoren. Ishte një atmosferë e zhurmshme. Kam dhënë gjithçka dhe po shikojë para në javët e ardhshme që të kem sa më shumë minuta në Bundesligë. E di që mund të luaj më mirë, por jam i lumtur me fitoren”, është shprehur Rashica pas ndeshjes.

Kalimi në Bundesligë ishte një hap i madh në karrierën e tij, duke kaluar nga Vitesse për rreth tetë milionë euro.