Kosova

Raportohet se janë vjedhur zyrat e UNMIK-ut në Zubin Potok dhe Leposaviq

Gjatë ditës së sotme është raportuar se Zubin Potok dhe Leposaviq janë thyer dhe vjedhur zyrat e UNMIK-ut, gjë për të cilën është deklaruar Policia e Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë në veri, Veton Elshani, ka thënë për media në Kosovë se policia i ka gjetur xhamat e thyer.

Tutje Elshani ka deklaruar se nuk ka ende informacione çka është vjedhur.