Bota
Raportimet e abuzimeve seksuale në kisha, bëhen të detyrueshme nga Papa
Papa Françesku e ka bërë të detyrueshëm për klerikët e Kishës Katolike Romake që të raportojnë rastet e abuzimeve seksuale dhe raste të tjera të ngjashme që mund të ndodhin në kisha.
Përmes një letre, që është kthyer në ligj për kishat, ai e ka bërë të qartë se çfarëdo abuzimi që përfshin shfrytëzimin e pozitës, do të konsiderohet sulm.
Ky sqarim është konsideruar si mesazh për hierarkinë e kishës se askush nuk do të përjashtohet nga ndëshkimi.
Kreu i Selisë së Shenjtë pati premtuar në muajin shkurt se do të marrë hapa konkretë për të luftuar abuzimet seksuale.
Udhëzimet e reja janë mirëpritur nga disa komentatorë të Vatikanit, të cilët kanë thënë se këto masa përbëjnë përpjekje të duhura për t’u dhënë fund abuzimeve në kisha.
“Krimet e lidhura me abuzimet seksuale ofendojnë Zotin tonë, shkaktojnë dëme psikologjike e shpirtërore te viktimat dhe dëmtojnë komunitetin e besimtarëve”, ka shkruar Papa në letër.
Aktualisht Papa Françesku është duke u përballur me presion serioz, pasi është duke iu kërkuar që të gjejë zgjidhje për problemet më të mëdha me të cilat është duke u përballur Kisha Katolike në kohët moderne.
Kur është zgjedhur në këtë pozitë më 2013, Papa Françesku pati bërë thirrje për “masa vendimtare” kundër këtyre abuzimeve, mirëpo megjithatë kritikët kanë thënë se ai nuk ka bërë shumë në të mbajturit përgjegjës peshkopët që kanë qenë të përfshirë në raste të tilla.
Mijëra persona besohet se kanë qenë pre e abuzimeve të priftërinjve përgjatë dekadave, derisa krerët e kishave janë akuzuar për mbulim të këtyre krimeve në gjithë botën.
Të mbijetuarit kanë thënë se duhet të ekzistojnë protokolle të veçanta, në mënyrë që të mbrohen të vegjlit nga akte të tilla, shkruan Radio Evropa e Lirë, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











