Lajme
Raporti i KE-së, i mangët
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kane reaguar ndaj raportit të KE-së për ndotjen e tokave të Kosovës.
Në komunikatën e këtyre ministrive thuhet se të shqetësuar nga përshkrimi joadekuat që i është bërë komponentit të projektit “EULUP” të KE-së për ndotësit e tokës bujqësore, dalin me qëndrime të përbashkëta se raporti në fjalë nuk pasqyron gjendjen reale në terren, sepse numri i mostrave të marra nuk është barometër i mjaftueshëm për të nxjerrë konkludime.
“Po ashtu, për t’ua dëshmuar se askush nuk e ka fshehur faktin se Kosova ka toka të ndotura, ju rikujtojmë lajmin e botuar më dt. 26.04.2011 në media të ndryshme, ku flitet për betonizimin e arave, në të cilin citohen të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë se rreth 12 për qind e tokave bujqësore konsiderohen si toka të pakultivuara, përkatësisht toka djerrinë dhe toka të ndotura”, thuhet nw reagim.
Për më shumë, për ta pasur të qartë se rezultatet e testuara të këtyre mostrave tregojnë se kemi edhe më pak toka të ndotura, mjafton që raporti të lexohet drejt dhe të kuptohet pjesa ku flitet për rezultatet e analizave, ku nga gjithsej 1000 mostra vetëm 123 kanë rezultuar me efekte negative në rritjen e bimëve në biotest. Rezultatet e këtyre mostrave, pasi janë dërguar për analiza kimike në Gjermani, tregojnë që vetëm rreth 50% e këtyre 123 mostrave kanë pasur përmbajtje të metaleve më shumë sesa vlera maksimale e lejuar (nëse i bëhet një përllogaritje e thjeshtë këtyre të dhënave, atëherë del që vetëm rreth 6% e numrit të përgjithshëm të mostrave kanë rezultuar të ndotura me sasi të metaleve mbi atë të lejuar, gjë që dëshmon se nuk ka aspak vend për panik).
MBPZHR-ja dhe MMPH-ja konkluzionet e këtij raporti i konsiderojnë të mangëta nga ana përmbajtësore dhe i sigurojnë konsumatorët se raporti nuk ndërlidhet me produktet bujqësore, përveçse që rekomandon të bëhen hulumtime të mëtutjeshme për këto, të cilat edhe do të bëhen nga komisioni ndërinstitucional që do të formohet së shpejti.
MBPZHR-ja dhe MMPH-ja vazhdojnë të jenë të përkushtuara në sigurimin e kualitetit të ujit, ajrit dhe tokës në Kosovë.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












