Lajme
Raportet mes Zvicrës dhe BE-së
A do të mbetet Zvicra partnere e BE-së?
Marrëdhënia e Zvicrës me BE-në është karakterizuar nga një tis i përhershëm dyshimi, pasi futja në kornizën institucionale mbikombëtare është vlerësuar brenda vendit se shkaktonte përplasje me interesat ekonomike, por edhe me ato sociale dhe politike, njofton albinfo.ch.
Pavarësisht të gjithave, BE dhe shtetet e saj anëtare janë partnerët kryesorë të Zvicrës, për shkak të peshës ekonomike dhe politike të BE-së dhe afërsisë gjeografike dhe kulturore.
Para pak ditësh, në një takim, politika evropiane e Zvicrës dhe situata në Ukrainë ishin temat kryesore të diskutuara gjatë takimit të mbajtur në Vjenë mes presidentit zviceran Ignazio Cassis dhe homologut të tij austriak, Alexander Van der Bellen. “Na vjen shumë keq për ngërçin në negociatat mes Zvicrës dhe BE-së”, tha Alexander Van der Bellen për mediat pas takimit të enjten. Jo vetëm që Zvicra ka nevojë për BE-në, BE-ja ka nevojë edhe për Zvicrën.
Ignazio Cassis tha se Këshilli Federal dëshiron të vazhdojë rrugën dypalëshe me Brukselin, partner i qëndrueshëm i të cilit mbetet Zvicra.
Ndërkohë, Van der Bellen vlerësoi gjithashtu faktin që Zvicra i mbante gjithmonë të hapura kufijtë e saj për 9,000 punëtorët kufitarë austriakë gjatë pandemisë.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












