Lajme
Ramë Dardania sjell në “Arty Show” artin që ngre zërin për natyrën, frymëzuar nga Rozi Ukaj
Arti që ndërthur kulturën me ekologjinë: Ramë Dardania prezanton veprën e dedikuar Rozit në Zvicër
Në qytetin zviceran La Chaux-de-Fonds ka nisur sot edicioni jubilar i festivalit ndërkombëtar “Arty Show”, i cili prej një dekade shndërron hapësirat urbane në një galeri të madhe arti bashkëkohor. Këtë vit, festivali hapet me prezantimin e artistit kosovar Ramë Dardania, i cili shënon edhe pjesëmarrjen e parë shqiptare në këtë ngjarje prestigjioze, transmeton albinfo.ch.
Puna e tij e fundit, e ekspozuar në çeljen e festivalit, është një homazh i veçantë për Rozi Ukajn – 12-vjeçaren nga Kosova që është bërë e njohur si “shpëtimtarja e bletëve”. Me fushatën e saj sensibilizuese “Shpëtoni Bletët me Rozin”, Rozi ka ngritur vetëdijen për rëndësinë e ruajtjes së bletëve dhe biodiversitetit, duke angazhuar shkolla, komunitete dhe institucione në mbarë vendin.
Në veprën e Dardanisë, ngjyrat e theksuara dhe format fluide krijojnë një dialog artistik mes natyrës dhe jetës urbane. Kjo kompozitë simbolizon lëvizjen e pandalshme të bletëve, ciklin e jetës dhe rolin e tyre të pazëvendësueshëm në ekosistem. Përmes kësaj vepre, arti bëhet një urë e fuqishme mes kulturës dhe mesazheve ekologjike, duke sjellë para publikut një histori frymëzimi që lind nga përkushtimi i një vajze të vogël me një mision të madh.
Me këtë prezantim, Ramë Dardania jo vetëm që pasuron mozaikun e festivalit, por edhe përcjell një mesazh të qartë: ndonjëherë janë gjërat më të vogla – si bletët, si natyra, si një vajzë që beson, që e bëjnë botën të lulëzojë.
Sot nga ora 16:00 në qytet nis programi festiv që shënon hapjen e ekspozitës, e cila do të zgjasë për një muaj të plotë. Atmosfera premton aktivitetet të gjalla, art dhe pjesëmarrje të gjerë të publikut gjatë gjithë periudhës së saj. /Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Gjermani
Besmir Elmazi përfundon specializimin e tretë në Haus der Ärzteschaft Düsseldorf -
„Discere et studēre ad futurum – Mësim e studim për të nesërmen!” -
Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern po zhvillon provat për festën e 28 Nëntorit -
Mediumi zviceran shkruan për Xhakën: Kapiteni i Kombëtares i fishkëllelluar në Prishtinë
Jeta në Austri
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti










