Lajme
Ramë Dardania nis një vit të ri me suksese ndërkombëtare
Përgjatë një muaji të tërë, Muzeu Dan Gherbo në Mulhouse, Francë, do të jetë i dedikuar vetëm për artin e Ramë Dardanisë

Piktori Ramë Dardania nga Kosova i cili jeton dhe krijon në Gjenevë të Zvicrës, tashmë është emër i njohur në botën e artit edhe përtej kufijve të shtetit helvetik. Ai ka filluar vitin 2025 me këmbë të mbarë! E takuam sot dhe mësuam se ky vit është një vit emocionues për artistin Ramë Dardania. Me veprat e tij, përtej sfidave, Dardania vazhdon të lërë gjurmë në skenën artistike evropiane. Ngadalë por i sigurt me pjesëmarrje në disa nga galeritë dhe muzetë më prestigjioze, ai sjell artin e tij abstrakt, plot ndjenja dhe shprehje të thella artistike.
Një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit do të jetë ekspozita në Muzeun Dan Gherbo në Mulhouse të Francës, ku Ramë Dardania është një nga dymbëdhjetë artistët e përzgjedhur për ekspozitat mujore. Përgjatë një muaji të tërë, Muzeu Dan Gherbo do të jetë i dedikuar vetëm për artin e Dardanisë, duke shfaqur interpretimin e ndjenjave përmes formave dhe ngjyrave në mënyrën unike që bën artisti ynë.
Po ashtu, një tjetër ngjarje e rëndësishëm do të jetë ekspozita në Galerie Ludmilla Moshek në Montreux të Zvicrës. Ky qytet që njihet botërisht jo vetëm për bukurinë e tij por edhe për Festivalin e xhazit me dimension të jashëzakonshëm ndërkombëtar, do të hapë dyertë e galerisë L. Moshek që nga data 10 prill 2025. Kjo ekspozitë njëmujore do të sjellë një koleksion unik të punimeve të Dardanisë, duke eksploruar fytyrat, emocionet dhe shikimet në një botë abstrakte.
Një nder i madh për artistin tonë, duke qenë se kjo galeri ka pritur ekspozita të artistëve të mëdhenj, përfshirë një të fundit dedikuar edhe mbesës së Charlie Chaplin, artistes Laura Chaplin.
Një tjetër arritje është edhe përfshirja e veprave të tij në galerinë « La galerie » që vitin e kaluar ka mirëpritur ekspozitën e tij, duke e bërë pjesë të përhershme të artistëve të saj. Në këtë hapësirë të rëndësishme, në « La galerie » që ndodhet në Qytetin e vjetër në Gjenevë, ai do të ndajë ekspozitën me artistët e njohur Richard Halimi dhe Enzo Yamagushi. Kjo galeri është e njohur për mbështetjen e artistëve të talentuar dhe për një audiencë cilësore që vlerëson artin në formatin e tij më të ndjerë dhe autentik.
Për Ramë Dardaninë, ky vit është më shumë se vetëm një seri ekspozitash – është një rrugëtim i vazhdueshëm për të shpërndarë artin e tij dhe për të frymëzuar. Me secilën vepër, ai sjell një histori të re, një emocion të ndjerë dhe një reflektim mbi identitetin dhe lëvizjen në artin modern. Ai po e jeton artin dhe po e ndan me botën, duke lënë një shenjë të veçantë në çdo hapësirë ekspozimi ku ai shfaqet.
Dardania nuk e harron Dardaninë, Kosovën e tij që e frymëzon çdo ditë.
Së shpejti në Gjenevë, artisti ynë do të jetë pjesë e një ekspozite kolektive që ka për temë dhunën seksuale mbi popullatën shqiptare të Kosovës gjatë periudhës së errët të luftës për liri.
Ramë Dardania, artisti ynë i vlerësiar kudo po i jep jetë artit dhe emër Dardanisë. Ne, i dëshirojmë shumë suksese. Me punë të përkushtuar dhe disiplinë dyert e sukseseve ai i hapë çdo vit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari Merchweil, Gjermani: Ai pritej të fitonte 5,000 euro për tre muaj punë në kopshtari – para...
-
Pritjet e qytetarëve për të dalë nga Kosova arrijnë deri në dy orë
-
Luanda Domi shpërblehet me çmimin ndërkombëtar në sigurinë kibernetike
-
Mërgimtarja nga Peja i sjell shoqet zvicerane në dasmë shqiptare në Kosovë
-
Dredhza Braina shpallet “Cybersecurity Woman of the Year 2025” në SHBA
Jeta në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak Hendeku gjinor në pensionet e Austrisë mbetet në 39.7 përqind, duke u kushtuar grave 204 mijë...
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri
-
Vjena hoqi 800 biçikleta të vjetra këtë vit