Shqiperia
Rama: Ne duam të martohemi me Bashkimin Evropian
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Péter Szijjártó, ministër i Punëve të Jashtme të Hungarisë, e cila mban Presidencën e Këshillit të BE-së, foli për progresin e Shqipërisë drejt BE-së.
Kreu i qeverisë u pyet se cili do të jetë kapitulli më i vështirë për t’u hapur dhe për t’u mbyllur me BE-në, ku u përgjigj duke thënë se nuk ka kapitull që është i lehtë me BE-në.
Sakaq nuk munguan as batutat e tij, duke thënë Shqipëria kërkon “të martohet” me Bashkimin Evropian, ndërsa shtoi se “ne duam të harrojmë të gjitha divorcet e së shkuarës”.
“Kam mësuar që s’ka kapitull apo paragraf që është i lehtë me BE. Çdo gjë duhet të kalojë në një shqyrtim të hollësishëm. Nëpërmjet dialogut të përbashkët dhe mirëkuptimit ne presim siç e kam thënë, të hapim kapitujt. Komsionerja ndihmon vendin që të rritet, piqet, transformohet. Si një garantues për sundimin e ligjit, çdo gjë tjetër funksion. Për këtë grup kapitull s’është shumë i vështirë, pasi Shqipëria ka qenë në harmoni me politikat e BE për sa i përket diplomacisë. Të shqiptarët janë mbështetës për këto lloj politikash, ne kemi bërë një zgjedhje të qartë si komb. Ne duam të martohemi me BE-në, të harrojmë të gjithë divorcet e së kaluarës. Nuk ka kthim pas, ka vetëm rrugë para. Ne duhet t’u japim shqiptarëve atë çka po presin, e presin me shekuj”, u shpreh Rama.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











