Lajme
Ramadan Rrahmani, kandidati shqiptar për këshilltar në Komunën e Nyonit

Gjatë këtij muaji, në disa kantone të Zvicrës do të mbahen zgjedhje legjislative në nivel të kantoneve dhe të komunave. Në këto zgjedhje nuk do të mungojnë kandidaturat e kandidatëve nga komuniteti shqiptar, për të cilët Albinfo.ch ka shkruar edhe më parë.
Në zgjedhjet e 7 marsit, një ndër kandidatët për këshilltarë komunalë në Komunën e Nyonit, Kantoni Vaud, është shqiptari nga Kosova, Ramadan Rrahmani.
Ai ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve të komunës së Nyonit dhe po ashtu mbështjetën e komunitetit shqiptar, nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Bazuar në programin e partisë, i detajuar nga ekspertë të lëmive të ndryshme, e pervojën time me vite si menagjer e punëdhënës, si aktivist në shoqata kulturore e sportive, jam i vendosur që këtë pëvojë ta ndajë me ju, e për të mirën e qytetit tonë, për një të ardhme sa më të mirë për gjeneratat që do të vijnë pas”, ka shkruar ai në Facebook.
Ramadan Rrahmani është kandidat nga partia PLR me listën numër 4.
Ndërsa seria e zgjedhjeve vazhdon më 8 mars, kur mbahen zgjedhjet për Parlamentin e Kantonit të St. Gallenit. Më 15 mars mbahen po ashtu zgjedhjet për Parlamentin e Kantonit tjetër të Zvicrës lindore, atij të Thurgaut. Po ashtu më 15 mars mbahen zgjedhje për asambletë komunale në Kantonin e Gjenevës ndërsa më 28 mars qyteti i Lucernit mban zgjedhje për asamblenë e qytetit.
E-Diaspora
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit Kështu raportojnë media të huaja, sipas të cilave, TML po u paguan dy anëtarëve të stafit...
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor