CH-Ballkani
Rama u përgjigjet akuzave se deti i është shitur Greqisë
Rama i cilëson “të mjerë që meritojnë veç mëshirë” dhe kërkon durim deri kur të ketë një marrëveshje të firmosur
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias për televizionin shtetëror në Greqi, është shprehur se ka një dakordësi me Shqipërinë për kufirin detar, prej të cilit Greqia përfiton 12 milje detare. Kjo deklaratë ka shkaktuar shumë reagime, përcjell albinfo.ch.
Deklarata e Kotzias, ku ai thotë gjithashtu se në këtë hapësirë Greqia do të ushtrojë të drejtën e zonës ekskluzive ekonomike, u përhap me shpejtësi në mediat greke e më pas edhe në Shqipëri.
Kjo ka ngjallur reagimin e opinionit publik dhe faktorit politik në Shqipëri, ndaj të cilëve kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Patriotë me çizme e çamëristë të sapongjizur në kazanin politik e mediatik, pasi i lanë poturet për çerekshekulli varur në telin e fqinjit dhe harruan edhe detin në shtëpinë e tij, na janë ndezur sot flakë e zjarr për të bërë shkrumb e hi qeverinë, në turrën e akuzave për tradhti!”, shkruan Rama.
Rama i cilëson “të mjerë që meritojnë veç mëshirë” dhe kërkon durim deri kur të ketë një marrëveshje të firmosur.
“Kujt ndër ju shqetësohet prej çizmeve të patriotizmës së tyre pa din e as iman, i them bëj durim edhe pak e prit, sa të shkruhen gjërat e zeza mbi të bardhë në dokumentet e marrëveshjes së re me fqinjin dhe ndërkohë mos dysho hiçfare se ne që ditëm t’i hapim me kurajo e dinjitet hesapet e 70 vjetëve me fqinjin, ne dimë edhe t’i mbyllim me dinjitet e mirëkuptim, në interes të Shqipërisë e të shqiptarëve pa dallim”, mbyll reagimin e tij kreu i Qeverisë.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










