Uncategorized
Rama thotë se Shqipëria meriton hapjen e negociatave
Për sa i përket migracionit ilegal që kalon kufirin nga Greqia drejt Shqipërisë dhe më pas drejt Evropës Qendrore, Rama deklaron se këto shifra tashmë nuk janë shqetësuese për Evropën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një interviste për ARD, ka deklaruar se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave pasi tha se kanë marrë një rekomandim shumë të qartë nga Komisioni Evropian.
“Nuk e kuptoj se si kjo makineri që kushton miliarda për të hartuar raportet të imtësishme mund të sfidojë objektivat e veta. Sigurisht, e di që ka vende anëtare që kanë probleme të brendshme, por besoj fuqishëm në shpirtin e Evropës. Dhe në shpirtin e Evropës ka një qasje strikte dhe të drejtë, kështu që deri tani qasja ka qenë strikte dhe shpresoj të mos jetë e padrejtë”, ka thënë Rama.
Për sa i përket migracionit ilegal që kalon kufirin nga Greqia drejt Shqipërisë dhe më pas drejt Evropës Qendrore, Rama deklaron se këto shifra tashmë nuk janë shqetësuese për Evropën, por tha se duhet punuar në këtë drejtim pasi ato mund të bëhen shqetësuese.
“Duhet të jemi parandalues dhe proaktive për këtë arsye fola gjithashtu edhe me kancelarin këtu për të ngritur një bashkëpunim që të sigurohemi që gabimi i vitit 2015 të mos përsëritet”, theksoi ai.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









