Shqipëria
Rama: Të rinjtë jo më në klube të natës
Masa tjetër nga kryeministri shqiptar Edi Rama, pasi ditë më parë ka bërë të ditur se do të mbyllen bastoret dhe kazinotë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dalë me një deklaratë për mediat duke e përqendruar vëmendjen te minorenët, duke u shprehur se përveç miratimit të vendimit për të ndaluar përdorimin e alkoolit nga të rinjtë nën 18-vjeç, këtyre grupmoshave do t’u ndalohet edhe aksesi në klubet e natës.
“Do të ndalohet frekuentimi i adoleshentëve në klubet e natës. Vetëm kur të jenë të shoqëruar me prindër apo mësues, ndryshe do të jetë e ndaluar rreptësishtë. Masat do të jenë të rënda, që do të shkojë deri në mbylljen e lokaleve për një vit duke ua bërë të pamundur dhënien me qira të ambienteve”, është shprehur Rama, transmetojnë mediat shqiptare.
Sipas Ramës, ligji për ndalimin e alkoolit do të shkojë i pari në Kuvendin e Shqipërisë, pasi situata ka eskaluar dhe nuk tolerohet më, duke paralajmëruar kështu edhe gjoba të majme për subjektet që nuk do e zbatojnë këtë ligj, përcjell albinfo.ch.
“Ndëshkimet do të jenë ekstreme. Pas mbylljes së pikave të basteve dhe lojërave të fatit, ana tjetër është mbrojtja e domosdoshme e adoleshentëve nga alkooli. Gjërat kanë shkuar në një pikë që nuk mund të tolerohet më në bashkëpunim me shkollën dhe prindërit”, theksoi kryeministri shqiptar.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











