Shqipëria
Rama: Taksa e Rrugës së Kombit, e pashmangshme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur sërish në lidhje me vendimin e taksimit të Rrugës së Kombit, i cili solli pasoja të papritura për qeverinë e tij. Ai mohoi që ky vendim të ishte shenjë e arrogancës së qeverisë.
“Kjo është një çështje komplekse, por që nuk kemi të bëjmë me arrogancë. Bëhet fjalë për një gabim total tonin, që erdhi pasi u nisëm nga një qëllim i mirë. Ne gabuam, pasi ajo kontratë ishte bërë dy vjet më parë dhe erdhi për t’u implementuar në një moment kur nuk ishim të përgatitur as ne dhe as komuniteti. Ishte një risi në Shqipëri dhe ne gabuam strategjinë për ta prezantuar dhe implementuar ashtu si duhet”, deklaroi Rama në emisionin Top Show Magzine në TCH, përcjell albinfo.ch.
Rama tha se qeveria e tij po studion një opsion të ri të funksionimit të sistemit të taksimit në këtë rrugë. “Që të mos gabosh është e pamundur, por ka një ndryshim mes gabimit pa dashje dhe atij që bëhet për qëllime të caktuara. Gjithsesi është me rëndësi që të nxjerrim mësime nga ky gabim dhe të tjerë, për të mos i përsëritur më në të ardhmen. Në rastin konkret, ne do të japim një opsion të ri të funksionimit të taksimit të asaj rruge. Jemi duke studiuar formën e duhur dhe të përballueshme nga qytetarët, por taksimi është i pashmangshëm, pasi është një rrugë që nuk mund të mirëmbahet ndryshe”, deklaroi Rama.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













