Lajme
Rama: Shqipëria e Madhe vetëm makth serb
Kryeministrin i Shqipërisë, Edi Rama, e ka ritheksuar edhe një herë se projekti i “Shqipërisë së Madhe” është makthi serb dhe jo projekti shqiptar
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka ritheksuar edhe një herë se projekti i “Shqipërisë së Madhe” është makthi serb dhe jo projekti shqiptar. Ai tha se projekti dhe ëndrra e shqiptarëve është Evropa e Madhe, prandaj integrimin e Ballkanit në BE e konsideron proces të padiskutueshëm.
Rama për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” tha se projekti real i Tiranës është Evropa e Madhe jo Shqipëria e Madhe.
“Një Evropë e Bashkuar e shpresës me Ballkanin brenda saj, jo ky Bashkim Evropian i frikës që është ndër të tjera, edhe një arsye më shumë për nxitjet e padëshiruara nacionaliste, qoftë brenda mureve të unionit e qoftë jashtë tyre”, deklaroi kryeministri Rama.
Shqiptarët në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Serbi, në Mal të Zi a në Greqi, sipas Ramës, nuk kanë qenë kurrë problemi i të tjerëve.
“Ata (shqiptarët) janë përpjekur vetëm që të tjerët të mos jenë problemi i tyre, që të tjerët ë mos i pastrojnë etnikisht, që të tjerët të mos i margjinalizojnë etnikisht, që të tjerët të mos i diskriminojnë etnikisht” deklaroi kryeministri Rama.
Shqipëria e Madhe, siç tha më tej Rama, nuk është projekti ynë, ashtu sikundër edhe “pëlhura e ngarkuar me simbole kombëtare shqiptare që u shfaq fluturimthi mbi stadiumin e Beogradit nuk është as flamuri ynë, as flamuri i ndonjë Shqipërie që ne kemi në plan”.
Ndërkaq sa i përket vizitës në Beograd, ai tha vizita është shtyrë pas një marrëveshje telefonike me homologun serb, Aleksadnër Vuçiq.
“Përcaktimi i datës 10 ishte një vendim i përbashkët pas një telefonate të gjatë që ne patëm. Fakti që vizita do të mbahet rreth tre javë më tej datës së përcaktuar paraprakisht, nuk tregon refuzim, po vështirësi dhe vullnet për t’i kapërcyer vështirësitë”, deklaroi ai.
Ndërsa ajo çka ndodhi gjatë dhe pas ndeshjes në Beograd, sipas kryeministrit Rama, tregoi se sa e brishtë është paqja e arritur në Ballkan dhe se “sa pak mund të mjaftojë për të na rikthyer në pozicione të vjetra e në retorika të një kohe tjetër”. Ai edhe një herë e përsërit se integrimi në BE është i padiskutueshëm.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja














