Shqipëria
Rama: Shqipëria, destinacioni më i sugjeruar nga mediet suedeze

Shqipëria është vendosur në krye të listës së udhëtimeve të sugjeruara nga mediet suedeze “Livsstil” dhe “Dagens Nyheter”.
Kryeministri Edi Rama përcolli në rrjetet sociale shkrimet e botuara në mediet suedeze, ku i bëhet jehonë Shqipërisë si destinacion turistik.
“Nga veriu në jug, një udhëtim në të cilin të shoqërojnë rrënoja të lashta, male magjike, plazhe të bukura me rërë të imët, fshatra të rrallë dhe detet e kristalta, Shqipëria përshkruhet si një nga brigjet më piktoreske të Mesdheut”, shkruan kryeministri Rama.
Rama thekson se në tre muajt e parë të këtij viti Shqipëria është vizituar nga rreth 5000 vizitorë nga Suedia.
“Rreth 5000 vizitorë nga Suedia kemi pritur në tre muajt e parë të vitit 2024, ose 59% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, duke qenë një ndër tregjet me shumë potencial”, shprehet kryeministri.
“Dagens Nyheter” në shkrimin e saj përshkruan udhëtimin me traget në liqenin e Komanit, si dhe vizitat në qytetet e Shkodrës, Krujës, si dhe plazhet e Durrësit, Himarës, Vlorës, Porto Palermos, Palasës, Dhërmiut etj.
Ndërsa media tjetër suedeze “Livsstil” përshkruan qytetin e Sarandës dhe plazhet e tij të kristalta.
Mediet ndërkombëtare, në shkrimet e botuara prej tyre, vijojnë të sugjerojnë Shqipërinë si një ndër vendet që duhet vizituar.
Shqipëria arrii rekordin e 10.1 milionë turistëve në 2023-shin, duke shënuar vitin më të mirë turistik në nivel shifrash.
Shifrat e larta të vizitorëve të huaj edhe gjatë muajve të dimrit, konfirmuan trendet e shtuara për ta vizituar Shqipërinë në të gjithë muajt e vitit, një tregues pozitiv i rritjes së turizmit gjithëvjetor.
Autoritetet në vend kanë deklaruar se këtë vit presin mbi 14 milionë turistë të vizitojnë vendin.
Për shkak të vijës së gjatë bregdetare Shqipëria ofron disa plazhe, nga veriu deri në jug, si në Velipojë të Shkodrës, në Shëngjin të Lezhës, në Durrës, Vlorë, Himarë, Sarandë, etj., plazhe këto që frekuentohen përveç shqiptarëve, edhe nga shtetas të huaj, që zgjedhin Shqipërinë si një destinacion turistik gjatë muajve të verës. Gjithashtu, Gjirokastra, Berati, Butrinti, Kruja, Tirana, Shkodra, etj., janë destinacione të kërkuara për turizëm historik dhe kulturor.
E-Diaspora
-
“Lulëkuqet” nga Berna ftojnë gratë shqiptare t’i bashkohen korit të tyre “Kori Lulëkuqet Bern” fton gratë shqiptare nga Zvicra...
-
Bazel
Riola Morina emërohet asistente në Universitetin e Bazelit
-
Zvicër
Kadife Ukaj, shqiptarja nga Kosova në shërbim të policisë zvicerane
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!”
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?