Kosova
Rama së shpejti viziton Prishtinën: Shqipëria do ta mbështesë Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se së shpejti do të udhëtojë drejt Prishtinës për të treguar personalisht mbështetjen e tij ndaj Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Rama ka përsëritur mbështetjen e Shqipërisë ndaj Kosovës në zbatimin e Marrëveshjes Themelore, ndërsa garantoi se do të vijojë të luajë rol në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.
Rama është shprehur krenar për kontributin konkret të Shqipërisë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.
“Megjithatë, draft-statuti i ASMM-së i pranuar nga Kosova dhe Serbia si dokument i përshtatshëm pune është draft i BE-së. Shqipëria do të mbështesë fuqishëm Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes Themelore dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal ndërmjet të gjitha vendeve të fqinjësisë sonë. Së shpejti do të shkojë në Prishtinë për të treguar personalisht mbështetjen time”, ka shkruar Rama.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ka ushtruar dhunë mbi gruan: Kosovari lejohet të qëndrojë në Gjermani, për shkak të martesës! Si argument për qëndrimin e tij të përkohshëm në Gjermani, gjykata përmend faktin se gruaja e...
-
Mërgimtarit nga Suedia i vidhen mijera euro, stoli ari dhe dokumente në Kosovë
-
Enesi shënon sukses në Implantologji dhe Rigjenerim Kockor në Universitetin e Romës
-
Halili+Partner Ingenieure nga Zvicra vlerësohet në Oman me vendin e dytë
-
Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën
Jeta në Austri
-
Austri: Nga viti 2026, mbrojtje më e fortë për punonjësit ndaj të nxehtit ekstrem Punonjësit që punojnë në ambiente të hapura do të përfitojnë nga mbrojtje më e mirë ndaj...
-
Borxhi i Austrisë arrin në 412.6 miliardë €
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme