Lajme
Rama: Samiti i Vjenës më i suksesshmi për Ballkanin
“Në Vjenë ia kemi dalë të shtyjmë përpara një proces të cilit Shqipëria dhe rajoni kanë një përfitim të drejtpërdrejtë, jo vetëm politikisht por edhe në aspektin ekonomik”, tha Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e vlerësoi të suksesshëm Samitin e Vjenës ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, duke e quajtur takimin më frytdhënës në aspektin e publikimit të projekteve, thithjeve të fondeve dhe bashkëpunimit të ndërsjellë fqinjësor.
Në një konferencë për media Rama bërë një pasqyrim të projekteve që janë nënshkruar në Samitin e Vjenës dhe që së shpejti do të nisin të financohen në Shqipëri. Sipas tij, në Vjenë është folur për arritjet e bëra, jo vetëm politikisht por edhe financiarisht, ndërsa së shpejti do të nis financimi për rrugën e “Korridorit të Kaltër” (Nish-Durrës) duke sjellë kështu një rritje të turizmit për rajonin.
“Në Vjenë ia kemi dalë të shtyjmë përpara një proces të cilit Shqipëria dhe rajoni kanë një përfitim të drejtpërdrejtë, jo vetëm politik por edhe ekonomik. Bëmë një bilanc të progresit politik dhe ndryshimet që kanë ndodhur nga Konferenca e Berlinit deri tek kjo e Vjenës, ku është shënuar një progres në rajon dhe i pakrahasueshëm në çfarë është shënuar më parë”, tha Rama.
Reforma në arsim dhe arsimi profesional janë dy arritje të Shqipërisë, ku sipas kryeministrit, të rinjtë shqiptar mund të gjejnë punë shumë lehtë në vendet e BE-s,ë nëse kanë një profesion.
“Shqipëria ka bërë një reformë transformuese për arsimin profesional duke adaptuar sistemin gjerman. Kanë filluar shenjat e para pozitive. Synimi është të risimin numrin e të rinjve që kërkojnë të punësohen në Gjermani apo gjetkë, ku nevoja për profesione nuk është tërheqëse për të rinjtë e atyre vendeve”, tha ai.
Marrëveshja e parë e arritur në Vjenë dhe primare, sipas Ramës, është projekti i ndërtimit të një aksi internacional që do të lidhë, Kroacinë, Malin e Zi, Shqipërinë e Greqinë. “Së shpejti do të nisë studimi i fizibilitetit, hartimi i projektit dhe më pas financimi i tij”, tha kryeministri Rama.
Kemi mbështetur edhe projektin e ‘Rrugës së Paqes’, për të sistemuar rrugën që ndërlidh, akset Serbi-Kosovë-Shqipëri, duke bërë të mundur që edhe ky aks të jetë i standardeve evropiane.
“Këto financime do të fillojnë me përparësi. Janë miratuar 5 projekte të rëndësishme në fushën e ndërlidhjes energjetike dhe ka qene një tjetër inkurajimi i madh që të kemi një lidhje interkonjeksioni edhe me Maqedoninë”, deklaroi mes tjerash kryeministri Edi Rama, raporton “shqip”.
Shefi i qeverisë shqiptare po ashtu tha se në Vjenë kanë pasur një interesim të veçantë nga ana e partnereve për reformën në drejtësi. ”Kemi marrë përgëzime për procesin e deri më tanishëm, i cili është i thellë dhe gjithëpërfshirës, por edhe një shtysë e fortë për ta finalizuar ashtu siç e kemi objektiv të përbashkët deri në vjeshtë”, u shpreh ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












