Shqipëria
Rama: Punësimi, problemi kryesor
“Punësimi është problemi kryesor i shqiptarëve. Ne nuk duhet ta anashkalojmë. Por duhet të jemi të kujdesshëm. Njerëzit që ne do të përzgjedhim duhet të jenë të punës"
Punësimi ka qenë një nga temat kryesore në mbledhjen e së hënës të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku siç raportojnë mediat shqiptare kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje deputetëve se duhet bërë kujdes në përzgjedhje.
“Punësimi është problemi kryesor i shqiptarëve. Ne nuk duhet ta anashkalojmë. Por duhet të jemi të kujdesshëm. Njerëzit që ne do të përzgjedhim duhet të jenë të punës. Përzgjedhjet tona duhet të jenë cilësore”, mësohet të ketë thënë Rama.
Sipas mediave në Shqipëri, Rama u ka kërkuar deputetëve se duhet të përfshihen në aksionet e qeverisë për titujt e pronësisë dhe aksionin e ujit e gjithashtu të kenë një rol më aktiv në zonat e tyre për përmirësimin e shërbimeve publike nga zyrat shtetërore.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










