Shqipëria
Rama prezanton ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshi
Në seancën e Kuvendit të Shqipërisë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama theksoi se krisja që ka shkaktuar mosdekretimi i Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm nga ana e presidentit shqiptar, Ilir Meta nuk është as personale dhe as politike, por kushtetuese.
Rama tha se Presidenti i Republikës nuk ka kompetencë të refuzojë propozimet e kryeministrit, por ka “detyrë që t’i miratojë”, përcjell albinfo.ch.
Pas votimit në Kuvend, është mbajtur një mbledhje e veçanet e qeverisë, ku kryeministri shqiptar Edi Rama ka emëruar Sandër Lleshin në postin e zv.ministrit të Brendshëm, por me kompetencat e ministrit.
“Në takimin që pata me Presidentin nuk ishim në një mendje lidhur me arsyen e mosdekretimit të ministrit të Brendshëm, por dola me një ndjesi pozitive, pasi të dy kuptuam që ka nevojë për mirëkuptim”, deklaroi kreu i qeverisë.
Për ministrin e ri ka ardhur një mesazh edhe nga BE-ja, ku i është kërkuar atij që duhet të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










