Kosova
Rama: Për t’u lavdëruar që Kurti pranoi propozimin evropian për avancim të Asociacionit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas takimit të sotëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që e ka zhvilluar me liderët evropianë.
Rama e ka përgëzuar Kurtin për, siç tha, pranimin e propozimit evropian për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe, shkruan albinfo.ch.
“Për t’u lavdëruar që Kryeministri i Kosovës ka pranuar propozimin e BE-së për të avancuar vendosmërisht drejt një zgjidhje zhbllokuese për Asociacionin përmes instrumenteve të vetëmenaxhimit si kornizë për negociatat në vijim”, ka shkruar ai në Twitter.
Tutje ai e quajti këtë moment të rëndësishëm.
“Ky më të vërtetë është një moment tepër i rëndësishëm. Krerët e Kosovës dhe Serbisë duhet të tregojnë lidership dhe të punojnë ngushtë me partnerët perëndimorë që të zbatohet me përpikëri Marrëveshja Bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve, pa vonesa të mëtejme”, ka shtuar ndër të tjera ai.
Kryeministri shqiptar ka shkruar se rajoni meriton paqe, stabilitet dhe bashkëpunim për të ardhme më të mirë të përbashkët.
E-Diaspora
-
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera Bëhet e ditur se më shumë se 9 mijë e 800 pako të supozuara me fletëvotime... -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










