Shqipëria
Rama: Paga mesatare do të jetë 900 euro, në harkun e një viti

Mësohet se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se pas mbledhjes së qeverisë këtë të premte, është vendosur se në harkun e një viti paga mesatare të shkojë nga 563 euro, në 900 euro, përcjell albinfo.ch.
“Dola sot këtu, sepse është një nga ditët të shënuara të qeverisjes. Sapo kemi dakordësuar projektligjin për reformën e re të pagave. Kemi sanksionuar e zeza mbi të bardhë se në harkun e një viti paga mesatare do të shkojë nga 563 euro, në 900 euro. Të mund të rishpërndajmë të ardhurat aty ku edhe me shumë të drejtë familjet zakonshme shqiptare e presin më shumë se çdo gjë tjetër në arkën e buxheteve të tyre. Është e rëndësishme për ne që të konstatojmë se sa e qëndrueshme është ekonomia jonë. Ia kemi dalë t’u rezistojmë plagëve dhe problemeve të rënda”, tha Rama.
Duke thënë se synon të bëjë më të mirën dhe maksimumin për shqiptarët, kreu i qeverisë shqiptare prezantoi rritjen e pagave në disa sektorë, duke theksuar dhe hapat që do të ndiqen, shkruajnë mediat shqiptare.
“Nuk dua të humbas vëmendjen në shifra, jam këtu me ministren e Financave dhe dua ta falënderoj për punën. Kemi pasur diskutime dhe kemi konsultuar shifra, por në fund kemi rënë dakord që t’u japim shqiptarëve maksimumin. Nuk ka kënaqësi më të madhe sesa t’u them specialistëve më të ulët se paga e tyre do të shkojë 81 mijë lekë. Apo t’u them mësuesve në arsimin e mesëm që do të shkojë mbi 100 mijë lekë apo në arsimin e ulët që do të shkojë deri në 90 mijë. Këto janë shifra bazë dhe më pas vitet e eksperiencës dhe kualifikimet do të kenë ndikimet e tyre. Një rritje do të ketë për pedagogët me 20%, me një diskrecion që mund të shkojë deri në 30%. Kënaqësi t’u them infermierëve që do të marrin 87 mijë lekë si bazë. Janë rritur pagat për FA dhe do të vijojmë t’i rrisim. Janë rritur pagat për zjarrfikësit, të cilat do t’i çojmë deri në 80 mijë lekë. Kjo do të bëhet në dy hapa. Një hap do të bëhet tani me mësuesit, mjekët dhe infermierët dhe hapi tjetër do të jetë vitin e ardhshëm, kur do të bëjmë plotësimin e reformave të pagave dhe do të arrijmë në 900 euro pagë mesatare”, tha mes të tjerash Rama.
E-Diaspora
-
Rrënjët që nuk thahen – Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar Shpendi, Mrika dhe dy vajzat e tyre, Lina e Tana flasin për një mënyrë të të...
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri