Lajme
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi sot për një program të veçantë për të gjithë emigrantët shqiptarë që duan të investojnë kursimet e tyre në fshatra dhe zona malore të Shqipërisë.
“Ne po bëjmë gati këto kohë një program të veçantë për të gjithë emigrantët shqiptarë që duan të investojnë kursimet e tyre në fshatra dhe zona malore të Shqipërisë, për t’i kthyer shtëpitë dhe trojet atje në hallka të zinxhirit tonë të ri të turizmit”, tha Rama në takimin e mbajtur në Athinë, me shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi.
Shembujt, shtoi kryeministri, i kemi nga Thethi dhe Valbona, në Tepelenë dhe në Përmet, ku me kursimet e punës në emigracion dhe falë dijes, eksperiencës, kulturës së punës së fituar larg shtëpisë ata që janë kthyer nga mërgimi kanë hapur agroturizme dhe bujtina që janë plot me turistë, të cilat u sjellin në bilancin e fundvitit shumë më shumë të ardhura sesa paga e emigracionit.
“Disa janë kthyer për fare, disa të tjerë jetojnë mes shtetit ku janë dhe vendlindjes, por të gjithë e shohin se llogaria del për bukuri dhe investimi në vendlindje shpërblehet më së miri”, u shpreh ai.
Kryeministri deklaroi se Shqipëria e 2030-ës, do të jetë një vend i zgjedhjes së lirë.
Shqipëria e 2030-ës do të jetë një vend i zgjedhjes së lirë, por jo më i detyruar nga halli apo nga pamundësia për të gjithë ata shqiptarë që do të mendojnë ta kërkojnë fatin e tyre gjetkë si njerëz të lirë të kësaj bote, ku kufijtë e vendlindjes dhe shteti ku kalon fëmijëria deri në moshën për të marrë vendime, nuk mund të jenë pengesë për askënd që spostohet drejt horizontesh dhe realitetesh të reja, përtej mjegullës së dezinformimit që përcjell lajme të fabrikuara ditë e natë nga mendjet më të liga shqiptare, mendjet e liga që i kemi nga mbrapa qysh nga viti 1912 që ndryshojnë emrin e njeriut, ndryshojnë formën e njeriut, por nuk ndryshojnë në përmbajtjen e tyre dhe flasin të njëjta gjëra përmes gjuhës së njerëzve të ndryshëm”, u shpreh Rama, transmeton atsh, përcjell albinfo.ch.
Këtu, Rama solli si shembull rënien e popullsisë së Shqipërisë në 1.5 milionë përtej tymit të zi të luftës politike me fenomenin e emigracionit që në kohë dhe cikle të ndryshme i ka prekur të gjithë vendet e kësaj bote, e jo më pastaj Shqipërinë që doli pas gjysmëshekulli burg, nga një burg ku çelësat ishin hedhur në det.
“Përtej të gjitha projekteve, reformave, punë dhe mundësive të reja dhe përtej të gjitha krahinave, besimeve, bindjeve dhe pëlqime politike është sot e gjitha e arritshme për t’u zotëruar si vullnet i gjithë shqiptarëve kudo ndodhen, maja e Shqipërisë 2030”, deklaroi Rama.
E-Diaspora
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!” Pas publikimit të këngës së tij të parë “Fly”, model dhe tani edhe artist, Nikson Gjoka...
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?