Shqipëria
Rama: Në ‘Open Ballkan’ do të ftohen edhe Hungaria, Italia dhe Greqia
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas takimeve në kuadër të iniciativës ‘Ballkani i Hapur’ tha se në 6 muajt e ardhshëm, në këtë iniciativë do të ftohen edhe Italia, Greqia dhe Hungaria.
“Ne kemi vendosur sot të ftojmë në 6 muajt e ardhshëm Italinë, Greqinë dhe Hungarinë në samitin e “Ballkanit të Hapur”. Sepse kemi kuptuar që për tregtarët duhet të ketë më pak pengesa edhe kur mbërrijnë në BE, nuk mjafton vetëm tregtia e lirë me rajonin. Do të kontaktojmë me vendet e BE-së dhe do të përpiqemi që ta bëjmë bashkë tregun e përbashkët rajonal me tregun e përbashkët europian”, tha Rama.
“Kush na beson neve nëse i themi që na duhen lehtësira për në BE, nëse nuk tregojmë me vepra që mund të jemi në nivelin e standardit të sjelljes së BE-së. Ballkani i hapur jo vetëm që ndihmon vendet individualisht në anën ekonomike, por edhe na ndihmon për të mbërritur te Bashkimi Europian”, shtoi tutje ai.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











