Shqipëria
Rama në Berat prezanton platformën për bashkëqeverisje
Rama shpjegoi edhe funksionimin e portalit Shqipëriaqëduam. “Për tre minuta mund ta kesh platformën në celular ke gjithë qeverinë në të. Çdo ministër e ke në xhep nëse ke një problem konkret për të zgjidhur
Kryeministri Edi Rama nga Berati, ka prezantuar platformën për bashkëqeverisje ndërsa nuk ka mundur që të mos komentoj as protestën e opozitës. Duke iu përgjigjur një qytetari i cili ishte larguar nga puna, sipas tij për arsye politike, Rama tha se nëse ka provë se ka qenë pikërisht kështu ai të hënën do të kthehet në punë.
Rama tha se për socialistët njerëzit nuk janë të ndarë në të tyre dhe tanët, sepse “tepsinë do ta çojmë për skrap”, tha ai
Rama shpjegoi edhe funksionimin e portalit Shqipëriaqëduam. “Për tre minuta mund ta kesh platformën në celular ke gjithë qeverinë në të. Çdo ministër e ke në xhep nëse ke një problem konkret për të zgjidhur. Kemi pasur, dhe llogariteni qe janë rreth 1 mijë zgjidhje në muaj, ka shkuar në 9 mijë totali dhe duhet të rritet sepse ka plot njerëz që akoma ose nuk e dinë, ose nuk e beson. Ç’rëndësi ka nuk të kushton gjë, vetëm tre minuta. Edhe të rinjve që janë këtu do ti kërkoja ndihmë që të flasin me prindërit, gjyshit dhe gjyshet e tu a shpjegojnë këtë gjë”, tha Rama.
Ai tha se do të zbatohet projekti i kërkuar në Berat për bibliotekën e shkollës, por më pas shkolla “Babë Dudë Karbunara” do të rikonstruktohet.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











