Kosova
Rama: Në 2030-ën jemi në BE
Me pretendimin se deri në 2030 Partia Socialiste do të jetë në pushtet, Edi Rama premton se pas gjashtë vitesh Shqipëria do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian. Në arritjen e objektivit kryeministri kërkoi nga qeveria që ai vetë drejton dhe trupi diplomatik një erë të re në përmbushjen e detyrimeve të kërkuara nga Brukseli.
“2030 duhet të na gjejë në gadishmëri të plotë për tu ulur në tryezën e Bashkimit Evropian. Ç’na takon ne qoftë në aspektin politik, qoftë në aspektin teknik është 110 për qind e qarte, ne duhet të jemi gati. Ne kemi nisur një dallgë të re reformash duke u organizuar në kuvendin e Shqipërisë me komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, sundimit e ligjit dhe antikorrupsionin”, tha Rama.
Krahas reformave për ta çuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian, po aq kyçe për Edi Ramën janë partnerët strategjikë. Mes disave kryeministri veçoi marrëdhëniet me Greqinë, Turqinë dhe Italinë.
“Të forcojmë profilin e partnerëve te padyshimtë dhe miqve të palëkundur, fjala vjen ne jemi miq tradicional të Turqisë dhe Greqisë dhe për ne këto janë dy miqësi shumë të rëndësishme Ne duhet të flasim me qartësi dhe me respekt me aleatët dhe miqtë tanë, por të pretendojmë të njëjtën qartësi dhe të njëjtin respekt nga aleatët dhe miqtë tanë”, shtoi kryeministri.
Rolin e vendit tonë në ruajtjen e paqes në Ballkanin Perëndimor dhe mos kthimin te e shkuara e konflikteve por te bashkëpunimi u quajti interesin kombëtar të shqiptarëve.
“Ne duam të promovojmë paqen, bashkëpunimin, rajonin si i tërë sepse ky është interesi ynë, interesi ynë kombëtar. Leximi i ta ardhmes me sytë e të shkuarës, është një lexim që nuk na takon. Leximi ynë është, leximi i të shkuarës më sytë e të ardhmes. Dhe kjo është qasja dhe pika kyçe mbi të cilën ne ngrejmë të gjitha marrëdhëniet dhe ndërveprimet me rajonin”, u shpreh Rama.
Ambasadorëve dhe konsujve u kërkoi një vetëdije të re ne mbrojtjen e interesave kombëtare, të shqiptarëve nëpër botë dhe rritjen e diplomacisë ekonomike me vendet e botës arabe dhe jo vetëm si Emiratet e Bashkuara, Kuvajti. Katari, Kenia dhe Azerbajxhani. Në këtë drejtim kryeministri tha se rregullat e reja të propozuara nga qeveria për shërbimin e jashtëm do të jenë një ndihmë.
“Ligji nuk do të jetë streha e të paaftëve dhe mediokërve por të mbështesë dhe do të stimulojë çdokënd që e do këtë profesion dhe është i përkushtuar me mish e me shpirt. Ndër shumë të tjera, ligji do të hapë dyert e shërbimit të jashtëm për të gjithë shqiptarët që punojnë në organizata ndërkombëtare duke iu njohur meritat, punën dhe kontributin”, tha ministri i Jashtëm Igli Hasani.
Në konferencën vjetore të ambasadorëve “Tirana Diplo 2024” Edi Rama bëri me dije se vitin e ardhshëm Shqipëria do të jetë pritësja e samitit të Komunitetit Politik Evropian.
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












