Lajme
Rama: Ma bënë vëllanë hero të rremë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thotë se vëllai i tij Olsi u sajua nga mediet serbe, si hero i rremë i Ballkanit. Ai tha se qëllimi ishte që të anulohet vizita në Serbi
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vazhdon ta mohoj çdo lidhje të vëllait të tij, Elsi Ramës me ngritjen e fluturakes (dronit) në stadiumin e Partizanit në Beograd me flamurin e “Shqipërisë Etbnike”. Rama thotë se vëllai i tij u sajua nga mediet serbe, si hero i rremë i Ballkanit Perëndimor.
Këtë deklaratë Rama i ka bërë gjatë takimit që zhvilloi me ish-kryeministrin e Italisë Romano Prodi. “Nuk e njeh askush autorin e dronit, vëllait tim i ra rasti të hyjë në listën e heronjve të Ballkanit fatkeqësisht”, ka deklaruar Rama.
Por, pavarësisht kësaj e përditshmja serbe “Kurir” thotë se ekzistojnë xhirimet ku shihet se Olsi Rama, vëllai i kryeministrit të Shqipërisë, e dirigjon fluturaken që valoi flamurin e Shqipërisë së Madhe.
“Autoritetet serbe posedojnë xhirim gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri ku shihet qartë se Olsi Rama, nëpërmjet telefonit e dirigjon fluturaken që valoi mbi stadiumin e Partizanit të Beogradit”, deklaron Kurir.
Sipas kësaj të përditshme, autori i aktit është Ismail Morina, 32-vjeçar që merret me alpinizëm dhe ngjitje në shkëmbinj, i cili kishte përgatitur terrenin për ta futur fluturaken në stadium, ndërsa më pas komanda është marrë nga Olsi, vëllai i kryeministrit.
“Kurir” pretendon se ka prova që Morina i njohur si “Ballisti” njihej prej kohësh me Olsi Rama dhe që të dy kanë programuar deri në detaje planin për të future dronin në stadium.
Ndërkaq kryeministri Edi Rama ka thënë se akuza është bërë në emër të vëllait të tij, me qëllim, që ai ta anulojë vizitën në Beograd.
“Anulimi i vizitës nuk do ishte përgjigja e duhur. Shqipëria do të ishte humbësja më e madhe si investitorja dhe nga ana tjetër si kontributorja e Evropës së Frikës. Thonë se mos anulimin e vizitës e ka imponuar Brukseli, ka imponuar shumë, por jo këtë”, tha Rama.
Ndryshe, vizita e kryeministrit shqiptar ishte parashikuar të zhvillohet nesër me 22 tetor, por pas një bisede telefonike me homologun serb, Aleksander Vuçiq, vizata është shtyrë për 10 nëntor.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












