Lajme
Rama kritikon BE-në për izolimin e Kosovës
“Turp për BE-në që kosovarët nuk lëvizin lirshëm në Evropë. Kosova është kyç për sigurinë e BE-së dhe të Evropës si e tërë”, deklaroi Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama theksoi se është turp për Bashkimin Evropian që shtetasit kosovarë nuk mund të lëvizin lirshëm në Evropë, raporton albinfo.ch.
Këtë deklaratë, kreu i qeverisë shqiptare e bëri gjatë takimit të fundvitit me diplomatët.
“Turp për BE-në që kosovarët nuk lëvizin lirshëm në Evropë. Janë ndaluar që të jenë njësoj në të drejtën për të lëvizur lirisht. Ky ndalim është shprehje e dobësisë që sot manifestohet nga BE-ja, ndërkohë që Kosova, si shteti më i ri i Evropës, ka nevojë të trajtohet njerëzisht. Kosova është kyç për sigurinë e BE-së dhe të Evropës si e tërë”, deklaroi Rama.
Më tej, kryeministri shqiptar foli edhe për marrëdhëniet me fqinjët: “Kemi dëshirë që bashkë me fqinjët të ndërtojmë, pasi ajo që na bashkon është shumë më e madhe se ajo që na ndan. Do të vijojmë punën që marrëdhëniet tona me fqinjët të karakterizohen nga dialogu i hapur. Është me rëndësi që atmosfera e paqes dhe ndërveprimit të intensifikohet”, theksoi kryeministri shqiptar.
Rama dha edhe një mesazh për partitë politike shqiptare në Maqedoni, ku u shpreh se partitë shqiptare në Maqedoni kanë dinjitetin e tyre dhe nuk janë të detyruara të bien dakord për gjithçka, por janë të imponuara për interesin e shqiptarëve që të jenë dakord për bashkëjetesën e dy popujve me të drejta të plota në një shtet.
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor