Shqipëria
Rama krenar me Ekipin Olimpik Shqiptar
Ekipit Olimpik Shqiptar i është dorëzuar Flamuri Kombëtar, përpara nisjes drejt Parisit, ku do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ceremonia e dorëzimit të flamurit, teksa u shpreh krenar për Ekipin Olimpik Shqiptar.
“Krenar për Ekipin Olimpik Shqiptar që do të na përfaqësojë në Lojërat Olimpike”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, i dorëzoi dje flamurin sportistëve Luiza Gega dhe Zelimkhan Abakarov.
Në një ceremoni të përbashkët, organizuar me Ambasadën franceze, që përkonte edhe me Ditën Kombëtare të Francës, 8 sportisët e “Team Albania” janë pritur në mënyrë madhështore, përmes një spektakli shumë emocionues me lojëra sportive nga fëmijët dhe video promovuese për sportistët.
Ceremoninë e përshëndeti ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që është edhe atasheu i Ekipit Olimpik, ambasadorja franceze në Tiranë, Chatherine Suard dhe presidenti i KOKSH, Fidel Ylli.
Shqipëria do të përfaqësohet me 8 sportistë në Lojërat Olimpike, që do të mbahen prej datës 26 korrik deri më 11 gusht 2024, në Paris.
Katër janë sportistë të kualifikuar, atletja Luiza Gega, që do të garojë në 3000 m me pengesa, mundësit e stilit të lirë Zelimkhan Abakarov (pesha 57 kg), Islam Dudaev (pesha deri në 65 kg) dhe Chermen Valiev (pesha 74 kg).
Ndërkohë që 4 sportistë të tjerë e kanë siguruar pjesëmarrjen me ftesa. Ato janë Franko Burraj në atletikë 100 m, Manjola Konini në qitje, në disiplinat 25 m pistol dhe 10 m air pistol, si edhe notarët Kaltra Meça 200 m stil i lirë dhe Grisi Konxhaku 100 m stil i lirë.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë











