Shqipëria
Rama i reagon Britanisë: Ndaleni diskriminimin
Pas publikimit të lajmit që qeveria britanike po harton një ligj për të rikthyer menjëherë mbrapsht emigrantët e paligjshëm shqiptarë që shkojnë në ishull, ka reaguar kryeministri Edi Rama.
Sipas këtij plani, emigrantët shqiptarë do të kthehen brenda disa ditësh pas në vendin e tyre që të mos kenë kohë që të kërkojnë azil, pasi Shqipëria konsiderohet si një vend i sigurt dhe emigrantët nga ky vend nuk mund të përfitojnë statusin e azilantit, vetëm në raste shumë të veçanta.
Por Rama tha se “shënjestirmi i shqiptarëve (siç disa bënë turpërisht kur luftonin për Brexit) si shkakun e krimit në Britani dhe problemet në kufi, është retorikë e lehtë, por injoron një fakt me peshë të rëndë. Të përsëritësh të njëjtat gjëra dhe të presësh të njëjtin rezultat është çmenduri. Cit. Ajnshtajni”, transmeton a2 përcjell albinfo.ch.
“70% e 140 mijë shqiptarëve që janë transferuar në Mbretërinë e Bashkuar jetonin në Itali dhe Greqi. 1200 prej tyre janë biznesmenë. Shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar punojnë fort dhe paguajnë taksat. Mbretëria e Bashkuar duhet të luftojë bandat kriminale të çdo lloj kombësie dhe të ndalojë diskriminimin e shqiptarëve si justifikim për politikat e dështuara”, shtoi kryeministri përmes një serie postimesh në Twitter, në gjuhën angleze.
“Shqipëria është një shtet i NATO-s dhe po negocion për t’u anëtarësuar në BE. Është gjithashtu një vend i sigurt origjine. Kur Gjermania kishte problem të ngjashëm shtrëngoi sistemet e veta. Mbretëria e Bashkuar mund dhe duhet të bëjë të njëjtën gjë, jo të përgjigjet me retorikë krimi që përfundon me ndëshkimin e të pafajshmëve. Shqipëria nuk është një vend i pasur dhe për një kohë shumë të gjatë ka qenë viktimë e perandorive, nuk kemi pasur kurrë tonën. Kemi për detyrë që të luftojmë krimin në vendin tonë dhe po e bëjmë me vendosmëri, gjithashtu duke bashkëpunuar me të tjerët. Gati për të bashkëpunuar më ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar, por faktet janë vendimtare. Po kështu edhe respekti reciprok”.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












