Kosova
Rama i reagon Beogradit: Mos harroni, ne jemi në NATO
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka quajtur të rrezikshme dhe të papranueshme kërcënimet e ministrit të Mbrojtjes të Serbisë, Millosh Vuçeviq, ndaj Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, i cili tha se do të goditen si Ukraina, meqë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Kryeministri Rama i cilësoi “të rrezikshme dhe të papranueshme” këto kërcënime nga Beogradi, përcjell Albinfo.ch.
“Kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë të rrezikshme dhe të papranueshme”, shkroi Rama në rrjetin social “X”.
Ai kujtoi se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë në NATO dhe se janë të përkushtuara ndaj njëra-tjetrës në çështjet e sigurisë.
“Të mos harrojmë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të NATO-s plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit”, shkroi Rama.
Vuçeviq foli për një mbështetje ndërkombëtare për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, duke theksuar se kjo nuk është çështje vetëm e Serbisë, por edhe e fqinjëve të saj. Por Rama tha se e ardhmja është “Europa e Madhe”.
“Ne kemi arritur në dekadën e fundit në këtë rajon atë që askush nuk mund ta imagjinonte në dekada të pafundme më parë dhe nuk mund dhe nuk do ta lejojmë askënd të na tërheqë prapa në të shkuarën që po e lëmë pas përgjithmonë! Së bashku! Europa e Madhe është e ardhmja jonë e vetme”, shkroi kryeministri Rama./Albinfo.ch/
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











