Shqipëria
Rama fton sërish opozitën për një pakt politik
Në pritjen e fundvitit me ambasadorët e akredituar në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka ftuar dhe një herë opozitën për uljen në bisedime, por kësaj radhe jo për kryeprokurorin, transmeton albinfo.ch.
Kryeministri Rama u shpreh se reformat po ecin me ritëm të lartë për shkak se shqiptarët dëshirojnë integrimin në BE.
“Zbatimi i kësaj reforme është një procesi i pakthyeshëm. Humbëm disa muaj për të nisur procesin e vettingut, por varet si e shikon”, theksoi ai. Integrimi mbetet prioritet, ndaj dhe Rama fton dhe një herë për një pakt politik, pasi që sipas tij, marrëveshja e parë i dha rezultatet për vendin.
“As nuk jam lodhur dhe as nuk do të lodhem ripërsërituri shprehjen e këtij vullneti përmes ftesave konkrete, edhe më tej në ditët e mbetura të vitit, edhe në vitin e ardhshëm dhe deri kur të kem këtë detyrë për opozitën për të gjithë ata që janë njësoj si unë dhe si ne të interesuar që Shqipëria të bëhet sa më parë pjesë e BE”, ka thënë kreu i qeverisë shqiptare.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










