Shqipëria
Rama fton emigrantët që, në vend të ikjes, të investojnë në Shqipëri
Mijëra emigrantë që po dalin paligjshëm nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe janë ftuar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, që në vend se të japin para për të ikur paligjshëm, të rrijnë e të investojnë në Shqipëri.
“Mos e ndërmerrni atë rrugë, sepse do të jetë gjithmonë e më e vështirë, do të jetë gjithmonë e më e kushtueshme. U duhet të paguajnë shuma marramendëse trafikantëve. Nga ana tjetër, dëshiroj t’iu them se Shqipëria nuk ka sesi t’ju ofrojë as kushtet e Gjermanisë dhe as kushtet e Britanisë, por ofron mundësi për ata që përmes punës duan sukses. Të harxhosh 30 mijë paund për të paguar trafikantë, ndërkohë që me 20-30 mijë paund dhe me një mbështetje të qeverisë ti mund të ndërtosh një agroturizëm te shtëpia e gjyshit tënd, në Kukës, në Has dhe aty mund të bësh më shumë para se edhe në Britaninë e Madhe. Atje mund të përfundosh në ferr. Nuk kemi një parajsë për t’ia ofruar askujt, por kemi vullnetin që Shqipërinë ta bëjmë më të mirë”, tha Rama, transmeton Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











