Shqipëria
Rama flet për protestën e banorëve për unazën e Tiranës
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestat e banorëve që janë prekur nga projekti i ndërtimit të Unazës së Re në Tiranë, e të cilët po kërkojnë kompensim 100 për qind.
Gjatë fjalës së tij të mbajtur në takimin për bashkëqeverisjen, kreu i qeverisë u bëri thirrje banorëve që të mos protestojnë dhe t’i hapin rrugë zhvillimit, shkruan Albinfo.ch
Sipas Ramës, kërkesat e banorëve për dëmshpërblim 100% nuk janë të drejta dhe janë të pandershme. Rama tha se në këto 15 vjet ata banorë kanë ndërtuar vila dhe biznese të paligjshme, të cilat nuk mund të legalizohen.
“Ka një abuzim të madh me këtë koncept, pasi nuk është e njëjta gjë fare të kesh ndërtuar një shtëpi në një territor ku nuk i ke bërë pengesë zhvillimit të nesërm dhe të ndërtosh kate të tëra për biznes në shtratin e rrugës dhe të pretendosh pas 15 vjetësh dëmshpërblim 100%. Për çfarë? Mbi ç’bazë të ligjit? Dëmshpërblim nga ku? Nga buxheti i shtetit, që është për të ndërtuar shkolla, kopsht, për të ndërtuar rrugë, spitale, për të rritur pagat, për të rritur pensionet”, tha Rama.
Edhe ministri i Infrastrukturës, Gjiknuri, u ka bërë thirrje banorëve të pranojnë ofertën që u ka ofruar dhe të zhbllokojnë punimet.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













