Kultura
Rama ekspozon në Berlin kalendarët e tij të pikturuar
Në hapjen e ekspozitës ishte i pranishëm edhe ish ministri i jashtëm i Gjermanisë, Joschka Fischer. Rama e ka pikturuar edhe kalendarin me vizitën e Fischerit në vitin 2000 në Tiranë
Kalendari i termineve i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama nuk është vetëm i ngjeshur por edhe i ngjyrosur me ngjyra të ndezura. Kalenarët e tij janë eksponate të njuë ekspozite që po qëndron e hapur në Berlin
Edi Rama, shef i Partisë Socialiste të Shqipërisë pikturon në kalendarët e tij të termineve gjatë konferencave ose gjatë telefonatave. Aktualisht, në galerinë Michael Shultz të Berlinit piktori akademik ka hapur një ekspozitë të kalendarëve të tij, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 23 maj. Ekspozita titullohet “Les fleurs du calendrier – Kalenderblüten” (lulet e kalendarit).
Në hapjen e ekspozitës ishte i pranishëm edhe ish ministri i jashtëm i Gjermanisë, Joschka Fischer. Rama e ka pikturuar edhe kalendarin me vizitën e Fischerit në vitin 2000 në Tiranë, një punim me ngjyra të forta që bie në sy. “Këtu shihen `Good Vibrations` tonat ” (lidhjet e mira), supozon Fischer, shkruan Berliner Zeitung.
Edhe karrierën e tij politike Edi Rama e pati filluar me një vepër artistike. Duke bërë fasadimin artistik të ndërtesave të qytetit të vjetër të Tiranës, ai u pëlqye në vitin 2000 si kryebashkiak i kryeqytetit shqiptar.
Nga viti 2013, djali i një skulptori dhe një mjekeje është kryeministër i Shqipërisë. Por, në zemër Edi Rama mbetet artist. Në mijëra fletë kalendari ai i përjetëson mendimet e tij përmes abstraksioneve me ngjyra.
“Në këtë mënyrë unë mund të përqendrohem më mirë në punën time politike”, thotë ai, transmeton albinfo.ch. Pikturimi, nga njëra anë është shtendosje nga vëllimi shumë i madh i punës dhe nga ana tjetër një ventil për brengat e tij lidhur me përgjegjësinë politike në ndërtimin e një shoqërie të re në atdheun e tij, Shqipëri.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













