Lajme
Rama e Thaçi koordinohen për bashkëpunim
Në vizitën e tij të parë zyrtare si kryeministri i shtetit shqiptar, kryeministri Rama u prit me nderime të larta shtetërore në Kosovë. Ai premtoi bashkëpunim vëllazëror ndërmjet dy vendeve
Kryeministri i ri i Shqipërisë, Edi Rama premtoi një bashkëpunim vëllazëror ndërmjet Tiranës dhe Prishtinës gjatë periudhës sa ai do të qëndroj në krye të qeverisë shqiptare. Ai tha se nga sot po fillon një kapitull të ri bashkëpunimi dhe i harmonizimit të interesave të përbashkëta shqiptare.
Këto komente kryeministri Rama i bërë në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Rama po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovës, bashkë me gjithë kabinetin e tij qeverisës, me qëllim që të njihen dy qeveritë e dy vendeve.
Në vizitën e tij të parë zyrtare si kryeministri i shtetit shqiptar, kryeministri Rama u prit me nderime të larta shtetërore në Kosovë.
Ai u prit nga Gardës Ceremoniale e FSK-së, ndërsa pas takimit kokë me kokë, me kryeministri Hashim Thaçi mbajti një fjalim në Kuvendin e Kosovës, ndërsa takoi edhe liderët institucionalë e partiak.
“Faleminderit të gjithë ju që keni ardhur për të ndjekur këtë konferencë të përbashkët, që është shumë emocionuese për mua vetë, dhe besoj njësoj edhe për të gjithë ekipin që bashkë me mua ka ardhur këtu në Prishtinë sot, për të çelur një kapitull të ri të bashkëpunimit”, tha Rama.
Ai tha se i ka sjell kryeministrit Hashim Thaçi përshëndetjet më të ngrohta të kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, dhe po ashtu edhe zotimin solemn të Aleancës për Shqipërinë Evropiane për të bërë gjithçka që nga ky bashkëpunim mund të përfitojnë gjithë shqiptarët, jo vetëm ata që jetojnë në Shqipëri dhe në Kosovë.
“Dhe, ky bashkëpunim të mund të përfitojë nga epoka e re që është çelur për rajonin, falë kurajës dhe falë lidershipit të kryeministrit dhe të aktorëve politik të Kosovës, me marrëveshjen e Kosovës me Serbinë”, deklaroi Rama.
Marrëveshja, sipas tij, ka mbyllur përfundimisht historinë e përgjakshme dhe inercinë paralizuese të ish -Jugosllavisë dhe ka hapur faqen e një historie të re, që varet nga ne në radhë të parë, shqiptarët në Shqipëri dhe në Kosovë, se si do të shkruhet si një histori ku paqja do të sjell zhvillim ekonomik dhe social për të gjithë.
Ndërsa kryeministri Hashim Thaçi e uroi kryeministri Rama për postin e ri, duke i ofroi bashkëpunim të plotë gjatë në të ardhmen.
“E informova kryeministrin Rama, për njohjet që po i vijnë Republikës së Kosovës, por edhe domosdoshmërinë e njohjeve të reja. Kam besim të plotë se kryeministri Rama dhe ministria e Jashtme dhe kabineti qeveritar i Shqipërisë do të luajë rolin e rëndësishëm në sjelljen e njohjeve të reja për Kosovën:”, deklaroi Thaçi.
Në këtë takimin e përbashkët, dy kryeministrat kanë folur edhe për rëndësinë që edhe shteti i Kosovës të kyçet në rrjetin e gazsjellësit Trans-Adriatik TAP. Thaçi tha se ka marrë zotimin nga kryeministri Rama se do të angazhohet edhe personalisht me ministrat përkatës që Kosova të jetë e kyçur.
“Po ashtu, ramë dakord që të punohet në mënyrë më aktive edhe për përmbylljen e procesit të interkoneksionit 400 kilovatësh, në mes të shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë. Kosova ka kohë që ka kryer të gjitha obligimet e veta, e besoj se edhe Shqipëria më në fund do t’i kryej obligimet e veta”, tha Thaçi.
Ai tha se ka besim të plotë te kryeministri Rama, edhe si mik edhe si qytetarë në vizionin e tij, atë të Shqipërisë Evropiane.
Ndërsa në pyetjen e gazetarit për Thaçin, se pse kryeministrin e Shqipërisë e quajti mik ndërsa kryeministrin turk Erdogan e quajti vëlla, u përgjigj vetë Rama duke thënë se “Thaçin e ka mik e vëlla, prandaj edhe vëllai i Thaçit (Erdogani) është edhe vëlla im”, u përgjigj Rama duke qeshur.
Thaçi i bishtnoi përgjigjes në këtë pyetje duke folur për miqësinë e hershme ndërmjet tij e Ramës dhe duke mos quajtur atë miqësi ideologjike por miqësi bashkëpunimi për shqiptarët…
Të entiziasmuar, të dy kryeministri kanë folur edhe për rolin e shqiptarëve në rajon, përfshirë injorimin në Maqedoni e veçanërisht shtypjen në Luginën e Preshevës, ata u zotuan se do ta kthejnë dinjitetin e shqiptarit në Ballkan.
Ndërsa gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës, Edi Rama foli për gjithë procesin politike e historik të Kosovë, për kontributin dhe zhvillimin e shtetit kosovar, por edhe për perspektive evropiane të Shqipërisë dhe të Kosovës. Ai përmendi edhe luftën çlirimtare, por “harroi” liderin historik Ibrahim Rugova.
Për këtë çështje, ai u kritikua nga përfaqësuesit e partisë opozitare, LDK se nuk e ka përmendi ish-presidentin Rugova. Disa nga ligjvënësit e LDK-së e lëshuan, një nga një, seancën. LDK njohjet si parti që ka mbështetur tradicionalisht ish-kryeministri Sali Berisha i cili humbi në zgjedhjet e fundit
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











