Kosova
Rama e quajti lajthitje marshimin më 28 nëntor, Kurti: Për mua është gati detyrë
Kurti u shpreh se qendra në Tiranë nuk është as pozitë as opozitë
Më 28 nëntor Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë pritet të bëjë një marshim me mesazhin e nevojës për bashkimin kombëtar (Kosovë- Shqipëri).
Marshimin e lajmëruar tashmë prej kohësh, në një prononcim të disa ditëve më parë kryeministri Rama e cilësoi si një lajthitje. Por ndryshe mendon Albin Kurti, kryeministri i ardhshëm i Kosovës.
Në një intervistë për emisionin Open në Top Channel, Albin Kurti u shpreh se ideja e marshimit nuk është lajthitje në gjykimin e tij. Madje Kurti thekson se të bësh aktivitete publike për bashkimin mes Kosovës e Shqipërisë është një ‘gati’ detyrë.
Kurti: Lajthitje? Çfarë të them unë, tani mendoj se nuk është lajthitje, nuk di çfarë të them. Të bësh aktivitete publike për bashkim, kjo është gati detyrë.
Në lidhje me vetë Vetëvendosjen në Shqipëri, Kurti u shpreh se qendra në Tiranë nuk është as pozitë as opozitë.
Kurti: Qendra e Vetëvendosjes në Tiranë nuk është as pozitë as opozitë, ajo është rregjistuar si OJF. Ne e kemi frymën e përbashkët por nuk dirigjojmë dhe drejtojmë njëri tjetrin. Ne jemi demokratë, ne e duam bashkimin kombëtar dhe sa më shumë aktivitete më 28 në frymën e bashkimit, aq më mirë është. Të zbatohen marrëveshjet që janë midis Kosovës dhe Shqipërisë percjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë Festimi i Pavarësisë së Kosovës organizohet në Lyon më 21 shkurt... -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA -
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











