Shqipëria
Rama: Do të vaksinohem i pari, për të dhënë shembullin se vaksina është e sigurt
Në daljen publike kryeministri i Shqipërisë tha se po futet pa radhë për të dhënë shembull se vaksina është e sigurt.
Ai do të vaksinohet sot i pari. Rama konfirmoi se do të vaksinohet njësoj si shumë kryeministra të tjerë në botë për të dhënë mesazhin se vaksina është e sigurt. Kryeministri gjithashtu dha edhe orën kur do të nisë vaksinimi. Në 15:00, në Air Albania, do të bëhet vaksinimi i qytetarëve të parë me Pfizer/BioNtech.
“Vaksinën do e bëj edhe unë për të dhënë një shembull, pasi vaksina është arma për këtë virus të padukshëm. Dhe për t’iu thënë të gjithëve që dokrrat me çipe dhe transformime të ilirëve në vikingë nuk janë të vërteta. Unë do e bëj për shembull, njësoj si shumë kolegë të mi, ndërsa anëtarët e kabinetit do të marrin kohën. S’mund të marrin vaksinën para të tjerëve, para nënës së vet, për shembull. Edhe unë s’duhet ta bëja, meqënëse ka një pjesë teori konspirative. S’do të doja ti zija radhës askujt. Do e bëj sot patjetër vetëm për këtë arsye! Vaksinimi nis sot në 15:00 në Air Albania”, tha Rama.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











