Shqipëria
Rama do të ndihmoj universitetet të dalin në treg
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se do të ndihmojmë universitetet për të dalë në treg, sepse ato funksionojnë me metodën komunisto-etatiste.
Kryeministri bëri të ditur se qeveria do t’u ofrojë konsulencë universiteteve për të dalë në treg.
Ai tha se po punohet për “marrëveshje kuadër për universitetet, për t’i ndihmuar që të dalin në treg, sepse universitetet sot thonë kaq na jep buxheti, kaq na japin nga xhepat e tyre prindërit e studentëve dhe s’kemi lekë të tjera, sepse akoma nuk kanë hyrë në botën ku jetojmë”.
Po ashtu Kryeministri shton se metoda që përdorin sot universitetet është miks, komunisto-etatiste, shkruan ATSH, përcjell Albinfo.ch.
“Janë universitete që funksionojnë me mendësinë e një lloj mendësie miks, komunisto-etatiste. Buxheti i shtetit edhe lekët e prindërve, tregu që është baza e të ardhurave reale nuk ekziston. Pra, ne do t’i mbështesim universitetet të dalin në treg dhe për të krijuar mekanizma financimi. Ndërkohë që po ashtu ministritë do të marrin përsipër edhe rritjen e ditëve të praktikave mësimore, sepse e kam dëgjuar në të gjitha takimet me studentët, stazhet dhe punësimin e studentëve në fushat interesuara prej tyre”, tha Rama.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











