Kosova
Rama dhe Kurti bashkë në nderim të Fatos Nanos
Në ceremoninë shtetërore të lamtumirës për ish-kryeministrin Fatos Nano, të mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, vëmendjen e mediave e të publikut e mori takimi mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe atij të Kosovës, Albin Kurti.
Dy liderët, të njohur për raportet e ftohta politike në vitet e fundit, u panë teksa shkëmbyen disa fjalë gjatë homazheve dhe ecën krah për krah drejt Kryeministrisë, në momentin simbolik të kalimit të arkëmortit të Nanos përpara godinës që ai dikur drejtoi.
Takimi i tyre, ndonëse i shkurtër dhe i shoqëruar nga protokolli shtetëror, u interpretua nga analistët si një shenjë e mundshme normalizimi të marrëdhënieve mes dy qeverive shqiptare, pas muajsh tensionesh dhe deklaratash të ndërsjella.
Kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, dhe vendosi një kurorë me lule pranë arkivolit të Fatos Nanos, duke i shprehur ngushëllime familjes dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Ceremonia u zhvillua me nderime shtetërore dhe mblodhi krerët më të lartë të politikës shqiptare, përfaqësues të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe shqiptarë nga e gjithë hapësira mbarëkombëtare.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete 1 Marsi, Dita e Ndërgjegjësimit për Përdoruesit e Karrocës (Wheelchair Day)... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












