Kosova
Raka: Hapja e shkollave dhe kafiterive mund të rrisë numrin e rasteve me COVID-19
Instituti Demokracia për Zhvillim (D4D) ka mbajtur tryezë diskutimi me temën “Bashkëjetesa e pandemisë Covid-19 me gripin sezonal: Sa kemi kapacitet të trajtimit?”. Në këtë tryezë u tha se fillimi i vitit të ri shkollor, hapja e kafeterive dhe gripi sezonal mund të jenë kërcënues për përhapje të coronavirusit.
Në këtë tryezë ishte i profesori i Mikrobiologjisë, Lul Raka dhe Menaxheri i Programeve Shoqatave e të Drejtave të pacientëve të Kosovës, Besim Kodra.
Lul Raka ka thënë se fillimi i vitit të ri shkollor, hapja e kafiterive dhe gripi sezonal mund të jenë kërcënues për përhapje të coronavirusit.
Raka tutje ka thënë se ulja e rasteve me Covid-19, nuk guxon të përdoret nga qytetarët si lirim
Mes tjerash ai ka thënë se Kosova nuk ka kapacitete të mjaftueshme. Ai ka thënë se duhet të furnizohemi me teste shtesë me oksigjen si dhe me staf shëndetësor.
Ai ka bërë me dije që nga fillimi i muajit të ardhshëm do të ketë staf të ri shëndetësor që do të kyçen në luftën me pandeminë.
“Është fakt që jemi në një përudh më të qetë dhe që është lehtësim për punëtorët shëndetësor. E para është fillimi i shkollave qe vë qarkullimin e madh të njerëzve, dhe çdo qarkullim potencial e përhapjes së virusit, e dyta është koha dhe hapja e kafiterive është faktor tjetër kërcënues dhe i treti faktor është sezoni i gripit. Prandaj këta tre faktorë janë elemente që duhet ta ngrisin vetëdijesimin e popullatës. Numri është në rënie, po kjo nuk guxon që të na lehtësojë. Për të pas rezultat të mirë me pandeminë e cila ka me zgjat është sikronizimi i masave nga ana e popullit dhe mbiqkyrja e autoriteteve përkatëse”, tha Raka, raporton Ekonomia Online.
Mes tjerash ai ka thënë se periudhën e inkubacionit gripi sezonal e ka 3-4 ditë ndërsa Coronavirusi 2 deri në 14 ditë.
Sipas tij vdekshmërinë shumë më të lartë e ka coronavirusi se gripi sezonal.
“Gripi sezonal dhe virusi kanë ngjashmëri sepse prekin rrugët e frymëmarrjes. Problem do të jetë diagnoza sepse simptomatologjia do të ketë e njëjtë. Çdo vit ka pasur edhe viktima prej gripit, për virusin e gripit kemi një arme që është vaksina dhe që duhet me shfrytëzua”, u shpreh Raka.
Menaxher i Programeve Shoqatave e të Drejtave të pacientëve të Kosovës Besim Kodra ka thënë se në mungesë të vaksinave për grip sezonal është pa përgjegjësi e institucioneve të vendit.
Ai ka thënë se duhet të rritet numri i testimeve dhe numri i inspektimeve.
“Ne kemi qenë disa herë kritikë dhe jemi munduar të jemi bashkëpunues.Ne jemi pajtuar në fillim për masat strikte që janë marr sepse jemi përballur me një virus që nuk e njohim. Deri tani nuk ka pasur rikthim të shërbimeve shëndetësore dhe tek tani janë rithyer. Tash po vijmë me një situatë ku pritet edhe gripi sezonal dhe bashkëjetesa me të nuk do të jetë gjë e thjeshtë. Ajo që ne mendojmë që duhet të bëhet në këtë kohë për të përmirësuar bashkëjetesën me virusin është që të rriten kapacitetet testuese dhe inspektuese. Mungesa e vaksinave tregon një papergjegjësi të institucioneve.”
“Licencimi e laboratorëve e kemi pa pozitiv që mos të ngarkojë kapacitet shëndetësore. Premtimi i ministrit për rritje të kapaciteteve nuk është realizuar dhe një premtim që ka vonesa mund ta quaj të dështuar sepse ato do të duheshin realizuar”, ka thënë Kodra, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit Besa Llugiqi zgjeron karrierën ndërkombëtare me debutimin në Operën e Bukureshtit... -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













