Lajme
Pavarësisht protestave, Zvicra nuk e heq rajonin turistik italian nga karantina
Me një incidencë 14-ditore prej rreth 80 rasteve për 100,000 banorë, Liguria bën pjesë ndër rajonet me rritje të rrezikut të infektimit
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka vendosur të qëndrojë mbrapa vendimit të saj për të futur rajonin Italian të Ligurias në listën e zonave të rrezikut për koronavirus.
Autoritetet liguriane kanë kundërshtuar vendimin zviceran të premten në mbrëmje, shkruan sda.ch.
Por, BAG po bën vlerësimin e situatës epidemiologjike në shtetet fqinje në nivelin rajonal, ka sqaruar Zyra Federale të shtunën për agjensinë e lajmeve Keystone-SDA.
Me një incidencë 14-ditore prej rreth 80 rasteve për 100,000 banorë, Liguria bën pjesë ndër rajonet me rritje të rrezikut, transmeton albinfo.ch. Një diferencim i mëtejshëm brenda një rajoni nuk është i mundur, sipas BAG.
Rajoni i Ligurisë do të jetë në listën e karantinës nga 28 shtatori, të hënën që vjen. BAG po shqyrton rregullisht listën dhe, si më parë, do ta aktualizojë atë nëse situata ndryshon.
Nga ana tjetër, autoritetet liguriane argumentojnë se numri i lartë i infeksioneve vjen kryesisht për shkak të shpërthimit të virusit në lokalitetin La Spezia. Prandaj rajoni ka bërë ndërhyrjen përkatëse në Konsullatën e Përgjithshme Zvicerane në Itali, ka raportuar të premten në mbrëmje agjencia italiane e lajmeve, Ansa. Autoritetet gjithashtu kanë informuar edhe Ministrin e Jashtëm Italian, Luigi Di Maio.
Autoritetet liguriane janë të mendimit se vendimi zviceran është shtrembëruar nga situata “johomogjene” në këtë rajon. Qeveria federale duhet ta kthejë vendimin e saj ose ta zbatojë atë vetëm në zonat më të goditura nga epidemia. 70 rastet për 100,000 banorë rezultojnë në saje të shpërthimit lokal të virurit në La Spezia.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













